Ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana, ka njoftuar se në muajin shtator ka dorëzuar kërkesën për t’u liruar nga detyra e ambasadorit.
Cana e cilësoi si nder dhe kënaqësi që përfaqësonte shtetin e Kosovës në Bullgari.
Ai ishte edhe një nga ambasadorët e përfshirë në shkarkimet e ish ministrit të jashtëm Galuk Konjufca.
Dorëzimin e kërkess për t’u liruar nga pozita e ambasadorit ai e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook.
‘’Të nderuar miq, në muajin shtator kam dorëzuar kërkesën time për tu liruar nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Sofje, Bullgari! Së shpejti do të përfundoj misionin tim. Ishte nder i veçantë të shërbej si Ambasador i Republikës së Kosovës.’’
Kujtojmë se edhe ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku, është larguar nga kjo pozitë pas një dekreti që u nënshkrua nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi, që kërkohej largimi i saj nga misioni në SHBA./gazetametro.net