Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Vendimi është marrë sot në Mbledhjen e Qeverisë, shkruan lajmi.net.
“Reagimi jonë duhet të lexohet si një mesazh i qartë i orientimit tonë politik. Qeveria është e bashkërenduar dhe duke bashkëpunuar me BE, NATO dhe SHBA për të kundërshtuar luftën e Rusisë por edhe për t’u përballur me ndikimin në rajonin tonë. Qëndrojmë bashkë në mbrojtje të demokracisë”, tha kryeministri Kurti.
“Qeveria vendos sanksione në përputhje me ato të SHBA-së”,tha tutje Kurti.
Këto janë pikat kryesore të sanksioneve:
Agresioni është një ndër goditjet më të rrezikshme që i është bërë demokracisë.
Sanksionet përfshijnë ngrirje të aseteve të bankave dhe institucioneve mikrofinanciare.
Ndalimi i qasjes së tyre në tregje financiare.
Sanksione ndaj Elitave dhe akterëve politik rusë.
Individët do t’i nënshtrohen edhe ndalimit të udhëtimit. /Lajmi.net/