7.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Edhe kaq raste aktive me koronavirus mbesin në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 18.910 raste nga 91.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 674 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.367 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.869. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, një ditë më parë ka thënë që nëse vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, do të ketë masa të reja kufizuese.

“Nëse bazohemi në statistika dhe në trendin, se si është ndjekur infeksioni pas muajit korrik dhe gusht, stabilizimi skajshmërisht i mirë që erdhi në fillim të shtatorit. Në analizat e brendshme që ne bëjmë, është një tregues që në disa aspekte, sidomos në kryeqytet rritja e infeksionit e ka tejkaluar 50% pothuajse çdo ditë, sidomos në dy javët e fundit”, tha ai./Lajmi.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT