11 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Edhe IKSHPK konfirmon 2 rastet me coronavirus në veri, po presin dokument nga Serbia

Kosova regjistron 91 raste që zyrtarisht janë të konfirmuar me coronavirus, mirëpo janë lënë jashtë kësaj liste edhe dy persona në veri të vendit.

Reporteri.net shkruajti mbrëmë se dy persona me iniciale V.N( femër e lindur në vitin 1977) dhe D.J(mashkull e lindur në vitin 1973), me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe Leposavic, janë konfirmuar me COVID 19.

Ndër të tjera, u raportua se analizat janë kryer nga Instituti i Shëndetit Publik të Serbisë, në selinë e Kragujevcit. Reporteri.net ka siguruar dokumentet që konfirmojnë të dyja rastet ditën e djeshme.

Këtë gjë e ka konfirmuar tani edhe Drejtori i Insititutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani. Ai ka thënë se i kanë kontaktet me veri, dhe këta dy persona do të përfshihen në numrin zyrtar sapo të vijë edhe dokumenti zyrtar në Ministri.

“Po i kemi kontaktet dhë janë në kontrollë. Do të përfshihen kur Ministria merr dokumentin zyrtar të konfirmimit”, ka thënë Ramadani.

Lidhur me këtë gjë, gazeta ka provuar të flas me Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës. Pyetje janë dërguar në telefonin e zëdhënësit të MSH, Faik Hoti, por i cili nuk është përgjigjur që nga mbrëmë.

Sidoqoftë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, dje ka konfirmuar  tri raste e fundit me virusin COVID 19, dy në Prishtinë dhe një në Podujevë.

Zyrtarisht Kosova ka 91 raste të konfirmuara më koronavirus, prej të cilave 32 në Malishevë, 15 në Gjilan, 11 në Prishtinë, 7 në Viti, 6 në Vushtri, 6 në Gjakovë, 3 në Podujevë, dhe nga një në Klinë, Lipjan, Prizren, Obiliq, Suharekë, Ferizaj, Shtime dhe Pejë. Tani, ndonëse jozyrtarisht, kësaj harte i është bashkuar edhe Mitrovica e Veriut me 2 raste, duke cuar numrin në 93./Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT