10.1 C
Mitrovice
E diel, 8 Mars, 2026

Edhe Gjuriq i reagon Kurtit për bashkim kombëtar: Dmth qenke kundër pavarësisë së Kosovës, kthesë interesante

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, është ‘’tallur’’ me deklaratën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për bashkimin kombëtar me Shqipërinë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklarata e Kurtit shënon një kthesë tjetër, dhe është deklaratë kundër pavarësisë së Kosovës.

‘’ Tani, këtu është një kthesë interesante. Kryeministri i Kosovës* Albin Kurti është tashmë në mënyrë të dukshme kundër “pavarësisë së Kosovës”,, pretendoi Djuric.

Sipas tij, në vend të kthimit kundër Serbisë, tani janë duke u bërë përpjekje për bashkim me shtetet tjera.



‘’ Pa asnjë përpjekje për t’u fshehur, përpjekja për ndarje nga Serbia nuk është më përpjekje për pavarësi; në vend të kësaj, ajo është kthyer në përpjekje për bashkim me vendet e tjera.

Faleminderit që e sqarove.

Ky nuk është projekti që ju e keni reklamuar kaq fort në komunitetin ndërkombëtar dhe nuk funksionon kështu, zoti Kurti’’, tha tutje Djuric.

Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për një revistë online, tha se nëse do ketë ndonjëherë referendum për bashkim kombëtar, atëherë padyshim do votonte pro këtij referendumi./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT