18.6 C
Mitrovice
E hënë, 14 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Edhe 5 raste të reja me koronavirus në Veri



Në raportin ditor të shtabit të gjendjes emergjente në Mitrovicë u raportua për 5 të infektuar të rinj me koronavirusin e ri SARS-CoV-2, kurse janë shëruar 7 persona, shkruan Gazeta Metro.

Sipas zyrtarëve serbë në Mitrovicën e Veriut, gjendja e sistemit shëndetësor është stabile në ‘mjediset serbe’ në Kosovë, më mirë sesa në institucionet e Serbisë të cilave ju referohen si ‘qendrore’, kështu duke mos i përfillur institucionet kosovare.

Pesë personat e prekur me koronavirus jan 4 nga Zubin Potoki dhe një nga Zvecan, ata janë vendosur në Qendrën Spitalore Klinike të Veriut dhe Qendrën Studentore, raporton KoSSev.info.

Deri tani vetëm në Mitrovicën e Veriut ka pasur 31 të infektuar me koronavirus, në Zveçan kanë qenë 19, Zubin Potok 17 dhe Leposaviq 9 persona, gjithnjë sipas të dhënave nga qendra e serbëve atje.

Po ashtu, ‘Stafi i Menaxhimit të Emergjencave Komunale të Komunës së Mitrovicës’ , edhe një herë u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë të gjitha masat e përcaktuara për mbrojtjen dhe ndalimin e lëvizjes.//gazetametro.net



TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT