Janë publikuar rezultatet mbi rastet e reja me koronavirus, ku si duket trendi i rritjes rapide të rasteve ka filluar të bie, shkruan Mitrovica SOT.
Sipas raportit të përditshëm të MSH, në 24 orët e fundit janë shënuar 357 raste të reja dhe 24 raste të vdekjes.
“Nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes”.
Janë shëruar 1.498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950. Në total numri i rasteve aktive është 15.835.




