24.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

E zbulon Agim Veliu: Kërkesë eksplicite e Albin Kurtit ka qenë ndërhyrja e ndërkombëtareve në takimin final

Pazaret për pushtet dhe ndarjen e posteve të larta shtetërore, kanë bërë që Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës të mos bien dakord për të arritur koalicion mes vete për formimin e qeverisë së re, shkruan Gazeta Metro.

E ndonëse këto probleme për ndarjen e hisespër pushtet kanë nxjerrë probleme, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve (ambasadorët e QUINT’it) që të jenë prezentë nesër në takimin mes dy partive.

Kjo thirrje është zbuluar se ka qenë kërkesë eksplicite e Albin Kurtit, kështu po deklaron nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu.

“Nuk ka qenë kërkesë e LDK’së që të ftohen ndërkombëtarët nesër në takim, ka qenë kërkesë eksplicite e kryetarit të Vetëvendosjes (Albin Kurtit)”, tha Veliu për ‘DPT’ në T7.

Duhet theksuar që Vetëvendosje ka njoftuar sot se një takim i radhës do të ndodhë nesër, në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e QUINT’it (Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë) dhe të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Palët u pajtuan që nesër të zhvillohet një takim tjetër bashkë edhe me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë si dhe me Shefen e Misionit të BE-së”, thuhet në njoftimin e VV’së.

Kujtojmë se as pas më shumë se tre muaj VV dhe LDK nuk po mundet të arrijnë koalicion dhe të formojnë qeverinë e re./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT