spot_img
spot_img

E trishtë: Mërgimtarët që vdiqën në aksident janë babë e bir dhe nipi

Familja Aliu ka konfirmuar aksidentin tragjik në të cilin humbën jetën tre mërgimtarë nga Komogllava e Ferizajt, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt Gjermanisë.

Në një prononcim për Klankosova.tv, familjarët kanë bërë të ditur se viktimat ishin nisur nga Kosova të mërkurën, rreth orës 23:30, me destinacion Gjermaninë.

Sipas tyre, aksidenti ka ndodhur në orët e mëngjesit të së enjtes dhe bëhet fjalë për një vetaksident.

Familjari ka deklaruar tutje për Klankosova.tv, se në automjet ndodheshin vetëm tre viktimat, pa pasagjerë të tjerë.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën Tahir Aliu (61 vjeç), djali i tij Gentian Aliu (34 vjeç) dhe Laurent Aliu (16 vjeç).

Ndërkohë, për aksidentin kanë raportuar edhe autoritetet gjermane, të cilat kanë konfirmuar se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti.

Megjithatë, në njoftimin e tyre nuk është bërë i ditur identiteti apo shtetësia e viktimave.

TË FUNDIT

TË FUNDIT