18.8 C
Mitrovice
E hënë, 4 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

E tmerrshme: Nëna dyshohet se tentoi ta sulmojë me thikë fëmijën e saj 5-vjeçar

Jo rrallëherë fëmijët keqtrajtohen nga prindërit e tyre. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë që dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë zbardhur detaje tronditëse lidhur me ngjarjen e cila dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e familjes Gajtani.

Nëna 32-vjeçare [emër i njohur për redaksinë] dyshohet se ka tentuar ta godas me karrige fëmijën e saj 5-vjeçar, e më pas të njëjtit i është sulur ta sulmojë me thikë.

Gjithë ngjarjen e ka parë edhe gjyshi i fëmijës, i cili ka vendosur që të kërkojë ndihmë dhe ta denoncojë rastin në Polici.

Njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarën, e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti për veprën penale ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’ dhe e njëjta është dërguar në mbajtje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT