17.2 C
Mitrovice
E martë, 9 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

E thotë Albin Kurti në Gjermani: Taksën do ta heqim përfundimisht, por do ta vendosim reciprcotetin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për media pas panelit që kishte në Munih.

Ai para gazetarëve ka folur për taksën 100% ndaj mallrave serbe, raporton Gazeta Blic. “Taksën do ta heqim”, ka theksuar Kurti, ndonëse ka paralajmëruar se nuk do ta marrë për bazë këshillën e Grenell për mos vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë. Kurti ka theksuar se do të vendosin masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, shkruan Gazeta Blic.

Ai është shprehur i bindur se shpejt do të rifillojnë bisedimet me Serbinë. Kjo sipas tij do të ndodhë pas zgjedhjes së Qeverisë së re në Serbi. Kurti tha për Radion Evropa e Lirë se nuk është takuar me Vuçiqin. “Unë nuk jam takuar me Vuçiqin. Kemi qenë në një tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një diskutim mbi mundësitë për Ballkanin Perëndimor. Ky diskutim u zhvillua në margjina të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, i cili nisi punimet të premten në Mynih, me pjesëmarrjen e rreth 35 udhëheqësve të shteteve dhe qeverive.

I pyetur të komentojë debatin me dyer të mbyllura, për të cilin Vuçiq tha se ishte “i ashpër”, Kurti tha se nuk dëshiron të japë detaje, duke u thirrur në rregullat e organizatorit të panelit, që nuk lejojnë të bëhen publike pikëpamjet e pjesëmarrësve (Chatam House Rules). Megjithatë, Kurti pranoi se ka pasur tensione në tryezën e rrumbullakët. “Ai (Vuçiq) ndjeu shumë presion për shkak të asaj që thashë. Pastaj pasoi reagimi i tij me nervozizëm”, tha Kurti për Radion Evropa e Lirë./Gazeta Blic

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT