15 C
Mitrovice
E premte, 20 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

E thotë Agim Veliu: Përfundimisht duhet të definohet me Vetëvendosjen posti i presidentit, Isa Mustafa duhet të jetë presidenti i ri

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka theksuar se nuk duhet kushtëzime në raportet ndërmjet VV-së dhe partisë së tij, shkruan Gazeta Blic.

Ai ka theksuar se duhet të definohet edhe posti i presidentit.

“Figura e Isa Mustafës është një nga figurat më të rëndësishme për postin e presidentit”, ka thënë Agim Veliu, raporton Gazeta Blic.

Veliu në një intervistë për Dukagjini ka theksuar se Lutfi Haziri është një nga figurat më kredibile në LDK.

Veliu ka theksuar se në Gjilan LDK kishte pak rrëshqitje, por sipas tij, Lutfi Haziri prap do ta rikthej fitoren atje.

“Ekipet janë duke punuar. Janë duke u përmbajtur vijës programore. Më pas do të kalohet në biseda politike ku do të ndërtohet edhe koalicioni”.

Veliu ka thënë se nuk është për kushtëzime por gjërat duhet të definohen për të evituar mosmarrëveshjet në të ardhmen.

“Është mirë që të definohet gjërat që të mos futemi në krizë pa nevojë në vitin 2021”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT