33.7 C
Mitrovice
E enjte, 21 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

‘E shkeli Kushtetutën’: Ish-deputetja e LDK’së kërkon arrestimin e Duda Baljes

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli thotë se duhet arrestuar deputetja Duda Balje, pas takimit të mbajtur me kryetarin e BIK-ut ku u trajtua projektligji për fertilizimin e asistuar.

Përmes një postimi në Facebook, Tërmkolli thotë se kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës e cila garanton karakterin laik të shtetit të Kosovës e cila garanton karakterin laik të shtetit të Kosovës.

“Duda Balje si kryetare e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për të drejtat e njeriut dhe anëtarë tjerë të komisionit paskan mbajtë dje takim me kryetarin e BIK-ut, Naim Tërnavën për të trajtuar projektligje të Kuvendit. Kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës e cila garanton karakterin laik të shtetit të Kosovës. Sot, këta deputetë do të duhej të arrestoheshin dhe të përgjigjen para organeve të drejtësisë! A ka shtet këtu a çka dreqin po ndodhë me këtë vend?!”, ka shkruar ajo./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT