14 infermiere nga i njëjti repart në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë shtatzënë në të njëjtën kohë, raporton revista “People”, përcjell Reporteri.net.
Të njëjtat punojnë në repartin për gratë dhe foshnjat të spitalit HSHS St. Vincent.
“Ky është një moment i jashtëzakonshëm me shumë nga infermieret tona që do të bëhen nëna për herë të parë”, tha drejtoresha e qendrës, Amy Bardon, në një deklaratë.
“Çdo njëra prej këtyre grave ishte tashmë eksperte në fushën e kujdesit për foshnjat,” vazhdoi ajo, duke shtuar se për disa prej tyre, njohuritë “janë gati të thellohen edhe më shumë.”
Bardon gjithashtu theksoi se nënat në pritje — të cilat janë të gjitha infermiere të regjistruara, kanë marrë kujdesin dhe kontrollat e tyre prenatale nga miq dhe kolegë pikërisht aty në St. Vincent./Reporteri.ne