Është arrestuar një person në Mitrovicë të Veriut, pasi i njëjti ka rrahur gruan e tij dhe më pas ia ka dëmtuar edhe telefonin.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se gruaja është intervistuar dhe i është lëshuar urdhër mbrojtës emergjent.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Mitrovicë Veri 26.11.2023-15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij viktimën kosovare, ndaj të njëjtës kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike si dhe ia kishte dëmtuar telefonin e saj. Lidhur me rastin është intervistuar viktima dhe i është lëshuar urdhër mbrojtës emergjent. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK’ja.



