Një grua në Prishtinë është arrestuar pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht një burrë me të cilin kanë qenë duke bashkëjetuar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt
“DHUNË NË FAMILJE
Fushë Kosovë / 23.06.2024 – 00:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar me të cilin kishte qenë duke bashkëjetuar. Viktima si pasoj e dhunës ka pranuar tretman mjekësor, kurse e dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia në raportin e saj.