24.6 C
Mitrovice
E martë, 19 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

E rëndë: Vdes punëtori i ndërtimtarisë në Ferizaj

Një punëtor i projektit infrastrukturor “Bashkimi i Qytetit” ka ndërruar jetë sot, pas lëndimeve të rënda që mori në punë.

Lajmin e ka konfirmuar nga Komuna e Ferizajt.

“Pasditen e sotme, një ngjarje tragjike ndodhi në njërin nga segmentet e punës në projektin infrastrukturor “Bashkimi i Qytetit”, me ç’rast njëri nga punonjësit e kompanisë kontraktuese mori lëndime të rënda që pas përcjelljes në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, ndërroi jetë”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Agim Aliu dhe drejtorët e drejtorive komunale i shprehin ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit. /reporteri

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT