21.6 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

E rëndë: Vdes punëtori i KEDS-it, goditet nga vetura

Një punëtor i KEDS-it gjatë kryerjes së detyrës është aksidentuar për vdekje nga një veturë në Podujevë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, Kompania e Distribuimit të Energjisë Elektrike në Kosovë.


“Sot rreth mesditës një punëtor i yni gjatë kryerjes së detyrës është aksidentuar për vdekje nga një veturë në Podujevë. I ndjeri ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK. Por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në njoftim.

Nga KEDS-i kanë ftuar organet e rendit dhe drejtësisë që të kryejnë punën e tyre për zbardhjen e rastit.

“Ky rast na ka tronditur pamasë, jemi të shokuar. Në këto rrethana të rënda bashkëndjejmë me familjen. Të njëjtën kohë ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë tē kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti”, thuhet më tej në njoftim. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT