5 C
Mitrovice
E hënë, 4 Maj, 2026
spot_img
spot_img

E rëndë: Vdes një katër vjeçare në QKUK

Një katër-vjeçare ka vdekur teksa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të hënën.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka bërë të ditur se tashmë e ndjera ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Gjakovës me gjendje të rënduar shëndetësore. Ajo, më pas, ishte dërguar në QKUK që nga e shtuna për trajtim.

“Me datën 17.02.2024 viktima, femër e lindur në vitin 2020 është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë për trajtim mjekësor. Nga aty pastaj është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Sot jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë”, njofton Elezaj.

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”, ndërkaq trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

TË FUNDIT

TË FUNDIT