Një ngjarje e rëndë tronditi Klinën pasi i riu Valentin Balaj nga fshati Rixhevë i Klinës vdiq në QKUK, si pasojë e plagëve që mori mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “Abedin Rexha”, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe Policia në Pejë.
“Rreth orës 02:15, ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, personi që është plagosur mbrëmë. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.
Sinjali mëson se në prangat e Policisë si i dyshuar për këtë vrasje ka përfunduar Fatlum Delija.
Në vendin e ngjarjes burimet e Sinjalit njoftojnë se Policia gjeti një armë, katër fishekë dhe një skallper.
Lidhur me këtë ngjarje Policia e Kosovës ka hapur rastin si “vrasje”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata
/GazetaSinjali/




