17.7 C
Mitrovice
E shtunë, 10 Maj, 2025
spot_imgspot_img

E rëndë: Tentim vetëvrasje – 22-vjeçarja del në rrugë me qëllim që ta mbysë veten, shpëtohet nga qytetarët

Depresioni shpeshherë është cilësuar si një faktor serioz që mund të drejtojë njeriun drejt vetëvrasjes. Ndjenjat e dëshpërimit, zemërimit, e depresionit jo rrallëherë i kanë shtyrë të rinjtë të tentojnë të kryejnë këtë akt.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku një vajzë 22-vjeçare ka tentuar të marrë jetën e saj pas një periudhe të rënduar emocionale. Sipas burimeve të Sinjalit, viktima është hasur nga stafi i urgjencës në rrugën “Beqir Kastrati”, në gjendje të rëndë psikologjike dhe pa lëndime trupore.

Sipas deklaratës së saj, ajo kishte dalë me qëllim që t’i futej një automjeti për ta mbysur veten, por disa qytetarë e kanë ndaluar në momentin e fundit.

E reja ka pranuar se ndodhet në një gjendje të rëndë depresive dhe se këtë veprim e ka ndërmarrë nga dëshpërimi i thellë, pa shtytje apo ndikim nga ndonjë person tjetër.

Në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar edhe bashkëshorti i saj, I.M. rreth 23-vjeçar i cili ka deklaruar se bashkëshortja e tij prej kohësh është në gjendje të rënduar psikologjike dhe shpeshherë ka shprehur dëshirën për t’i dhënë fund jetës.

Të gjitha njësitë relevante janë angazhuar në trajtimin e rastit, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti si “Vetëvrasje në tentativë”. Viktima është dërguar në repartin e psikiatrisë për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT