9.4 C
Mitrovice
E premte, 13 Mars, 2026

E rëndë: Përfshihet nga flakët një shtëpi, vdes e moshuara që jetonte vetëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkozë, në afërsi të shkollës “Androkli Kostollari”.

Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe për pasojë ka humbur jetën e moshuara që jetonte e vetme. Ajo është identifikuar me inicialet M.B., 90 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

TË FUNDIT

TË FUNDIT