17.2 C
Mitrovice
E martë, 25 Mars, 2025
spot_imgspot_img

E rëndë në Leposaviq: 20-vjeçari e godet me grusht në fytyrë të miturin, ia thyen nofullën

Konfliktet mes të rinjve jo rrallëherë eskalojnë në kanosje serioze e përleshje fizike. Për pasojë, futen në sherr mes vete por edhe në telashe me Policinë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Leposaviq, ku një i ri u godit me grusht nga një i ri tjetër, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në ambientet e kafenesë “Hedonik” në rrugën “Milan Radulovic Kercnun”.

Viktima ka deklaruar në Polici se me të dyshuarin ishin takuar para kafenesë, ndërsa më pas i dyshuari e ftoi viktimën në tualet, ku situata u përshkallëzua me një sulm brutal me grusht në fytyrë.

Si pasojë e sulmit, viktima i moshës së mitur (17-vjeç) ka pranuar ndihmë mjekësore në QKMF-në e Leposaviqit.

Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ai u transferua për fotografim të plagëve në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, ku u konfirmua se kishte pësuar një frakturë (thyerje) në nofullën e djathtë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori, me urdhër të të cilit i dyshuari (rreth 20-vjeçar), pas intervistimit, është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Hetimet intensive në lidhje me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar, ndërsa rasti është inicuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT