9.7 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Maj, 2026
spot_img
spot_img

E rëndë: Humb jetën tragjikisht shqiptari 22-vjeçar, u përplas me një autobus në Itali

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Itali.

22-vjeçari Neli Eriselto u përplas për vdekje mbrëmjen e të hënës teksa udhëtonte me një mjet tip “BMW”, raporton Euronews.

Mediat italiane shkruajnë se i riu ka devijuar makinën në korsinë e gabuar të rrugës dhe u përplas me një autobus, që po lëvizte në këtë aks.

22-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në vend, ndërsa makina e tij u shkatërrua plotësisht.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT