7.3 C
Mitrovice
E enjte, 30 Janar, 2025
spot_imgspot_img

‘E quante tradhti kombëtare, po i vardiset Trump’: Gashi pasi Kurti ndryshoi qëndrim për marrëveshjen e Washington

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti e mirënjohu marrëveshjen e Uashingtonit, e arritur gjatë kohës sa Avdullah Hoti ishe kryeministër.

Gashi përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se Kurti para katër vitesh e quajti “tradhëti kombëtare” Marrëveshjen e Uashingtonit.

Sipas tij, Kurti tashmë “i pafuqishëm e pa partner ndërkombëtarë”, po i vardiset Trumpit.

“Para katër vitesh e quajti tradhti kombëtare Marrëveshjen e Ëashingtonit. E sabotoi zbatimin e saj, e denigroi vetë dhe i porositi militantët të bënin të njëjtën gjë, duke përdorur gjuhën dhe veprimet më të ulëta ndaj nesh.

Sot, i pafuqishëm, pa ide politike, pa partnerë ndërkombëtarë, i vardiset administratës Trump, duke e konsideruar të njëjtën marrëveshje si të mirë.

Ky njeri nuk ka ide, nuk ka program, nuk ka ideale, nuk ka vizion, nuk ka orientim. Ka vetëm një gjë me bollëk në qeverisjen e tij: korrupsionin dhe paaftësinë qeverisëse!”, ka shkruar ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT