18.7 C
Mitrovice
E premte, 20 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

E pyesin: A je Çitake e Drenices apo e Bajqines?, kështu përgjigjet Vlora Çitaku

Vlora Çitaku ambasadorja  e Kosovës në SHBA është aktive në rrjete sociale, e cila ndan postime të shumta nga jeta e saj e përditshme.

Shpeshherë Çitaku, publikon edhe fotografi të vjetra, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, në ‘Instagram‘ ka postuar një imazh të familjes së saj, ku shihet nëna e Vlorës me veshje tradicionale.

Thesari më i çmuar i familjes time.Veshja kombëtare, nga rrethi i Drenicës.
Kur nana u martua, gjyshja dhe gratë e fshatit i bënë dhuratë veshjen tradicionale të rrethit.
E tëra e punuar në dorë nga gjyshja dhe gratë e Radishevës.
Nana e ka ruajtur me fanatizëm dhe e ka veshur vetëm në raste shumë të veçanta si ky mëposhtë.
Xhyzepina, Tomasina dhe Luigji, arbëresh nga Sicilia, vinin çdo verë në Seminarin për Gjuhën dhe Kulturën Shqipe. Nana gjithmonë i ftonte në banesën tonë modeste, dhe e gjithë familja ishim në funksion të argëtimit të tyre.
Bazuar nga mosha e Jeta Çitaku Cana në dorë të babit, kjo fotografi duhet të jetë shkrepur para 33 vitesh . P.S roli im ka qenë me recitu poezi. Eremira Citakume i ra qiftelisë, Diella defit. Ylli ka shpëtu ma lehtë më duket ‘, ka shkruar ajo duke i bashkëngjitur edhe foton  e mëposhtme.

Në këtë postim, ajo mori komente të shumta nga ndjekësit, duke ia vlerësuar veshjen e nënës. Krahas këtyre komenteve një ndjekëse e kishte pyetur: ‘Vlore a je Çitake e Drenices apo e Bajqines’?. Ajo i është përgjigjur duke i treguar prejardhjen e saj: ‘Unë jam nga Prishtina, babain  e kam nga Llapi dhe nënën nga Drenica’.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT