-0.1 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

“E pëson Vjosa Osmani”: Mustafa propozon shkarkimin e saj nga të gjitha pozitat në LDK



I pamposhturi brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës që në krye të partisë është për tre mandate, ka treguar sot se serioziteti në parti dhe vendimet e partisë duhet të respektohen, ai ka propozuar largimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares dhe kryesisë së LDK’së, shkruan Gazeta Metro.

Isa Mustafa ka vendosur të marrë masa ndaj të “rebeluarës” brenda LDK’së, Vjosa Osmanit, e cila nuk e ka votuar Qeverinë Hoti, ka votuar kundër mocionit të LDK’së për rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe është raportuar se ka mbajtur takime të ndara me liderin e VV’së, Albin Kurti.

Kreu i LDK’së ka hedhur në votim shkarkimin e Vjosa Osmanit dhe zëvendësimit të saj me Avdullah Hotin që tani është kryeministër.

Ky shkarkim pritet të ndodh pasi edhe është thyer statusi i LDK’së, neni 14, pika 14.2.

“Si Kryetar i LDK-së e kam për obligim të kujdesem për zbatimin e Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rrjedhimisht për zbatimin e vendimeve të organeve të LDK-së. Ju përkujtoj se Statuti i LDK-së në nenin 14, pika 14.2 shprehimisht thotë: ‘Anëtarët e LDK-së nuk mund të jenë në pozita, organe dhe forume të LDK-së, nëse ata publikisht refuzojnë dhe i mohojnë vendimet e organeve dhe forumeve, anëtarë të të cilëve janë’. Organet e LDK-së, sipas Statutit janë: Kuvendi i LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, Kryetari i LDK-së dhe Kryesia e LDK-së; pastaj Forumi i Gruas së LDK-së dhe Forumi Rinor i LDK-së”, thuhet në letrën e Mustafës, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se votimi do të zgjas vetëm sot gjatë ditës dhe mbyllet në orën 19:00, ku pritet të dihet nga Këshilli i Përgjithshëm nëse janë për shkarkimin e kryeparlamentares Osmani.

Ndryshe afërsia e saj me Albin Kurtin ka irrituar simpatizantët dhe drejtuesit e LDK’së, ku madjee fundit kishte thënë se edhe “zogjtë e malit e dinë kanë qëndrime të përbashkëta me Kurtin”.//gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT