29.4 C
Mitrovice
E premte, 1 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

E largoi nga puna veteranin, Faruk Mujka: S’ka qenë në punë, kjo askund nuk lejohet

Veterani, Agim Pllashniku është larguar nga vendi i punës, në ndërmarrjen “Ibër Lepenc”.

Lajmin e kanë konfirmuar për Periskopin nga familja e tij, të cilët thanë se arsyeja është përplasja e tij verbale me deputeten e VV’së, Fitore Pacolli, dhe se për këtë kryeshefi ekzekutiv, Faruk Mujka e ka larguar nga puna.

Kreyshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka, në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se shkëputja e marrëdhënies së punës me Agim Pllashnikun nuk ka lidhje me incidentin mes tij dhe deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, e as me aktivitetin politik të Pllashnikut.

Mujka ka thënë se shkëputja e marrëdhënies së punës është bërë për shkak të mosrespektimit të orarit të punës.

Ai tha se Agim Pllashniku ka pasur edhe aktivitete (aksione) të tjera politike dhe se këto aktivitete po i bën gjatë orarit të punës.

Sipas Mujkës, Pllashniku gati gjatë gjithë korrikut nuk ka qenë në punë dhe, siç ka thënë ai, duke mos e arsyetuar mungesën në punë ka marrë një vërejtje me shkrim.

Mujka ka akuzuar Pllashnikun se e ka kërcënuar dhe kanosur drejtorin e tij.

“Krejt këto aksione po i bën brenda orarit të punës, e ne pastaj e kemi marrë gjendjen, hyrjet dhe daljet e tij dhe rezultoi që ai nuk është në vendin e punës, nuk ka pushim vjetor, nuk ka pushim mjekësor, thjesht pa asnjë arsyetim del dhe kjo askund nuk lejohet”- ka thënë Mujka, duke paralajmëruar edhe hapje të rastit ndaj Pllashnikut për sulm fizik dhe kanosje.

Mujka ka thënë se në vendimin prej 10 faqeve janë dhënë edhe arsyet për shkëputjen e marrëdhënies së punës, porse vendimi i plotë nuk është publikuar nga avokati./periskopi

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT