2.6 C
Mitrovice
E enjte, 23 Prill, 2026
spot_img

E konfirmon policia: Suspendohet zyrtari i cili tha se Drenica duhet të rrethohet me tela si kopsht zoologjik




Policia e Kosovës e ka suspenduar nga puna zyrtarin policor, Besnik Demiri, i cili më herët përmes një postimi në rrjete sociale, ofendoi banorët e rajonit të Drenicës, duke thënë se ata duhet të rrethohen me tela si në kopshtr zoologjik, shkruan Gazeta Metro.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Metro nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Po, ju konfirmoj se lidhur me rastin e potencuar nga ana e juaj, një zyrtar policor nga rajoni i Prishtinës është supsenduar nga detyra”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Demiri më herët ka përdorur gjuhë raciste në një grup në rrjetin social Facebook, në të cilin publikohen barcoleta.

Ky i fundit, shkroi një të tillë në lidhje me banorët e Drenicë, duke thënë se këta duhet të rrethohen si në kopsht zoologjik.

Kjo ka marrë reagime të shumëta në rrjete sociale, si deklaratë skandaloze e një zyrtari që vjen nga një institucion shumë i rëndësishëm, siç është Policia e Kosovës.

Kujtojmë se kohëve të fundit disa zyrtarë policor janë supsenduar e përjashtuar nga puna, për shkak të komenteve të bëra në rrjete sociale./gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT