11.6 C
Mitrovice
E diel, 19 Prill, 2026

E konfirmon Kadri Veseli: Vetëvendosje kërkoi këto ditë koalicion me PDK’në



Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të ketë një koalicion mes tyre dhe PDK’së, shkruan Gazeta Metro.

Veseli në një intervistë për Reporterin ka zbuluar se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar pikërisht atij koalicion për formimin e Qeverisë së re.

“Vetëvendosja kërkoi këto ditë koalicion me PDK-në”, ka thënë Veseli .

Por, Veseli ka bërë të ditur se PDK’ja do të mbetet opozitë dhe do t’i mbetet besnik votuesve të saj ashtu siç ju ka thënë në natën e 6 tetorit, pasi përfundoi procesi zgjedhor.

Veseli ka thënë se Qeveria e re nuk do të votohet nga PDK’ja dhe se do të jenë zë i fuqishëm i qytetarëve nga opozita.///gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT