7.2 C
Mitrovice
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

E konfirmon FFK, këta janë dy lojtarët e rinj që i bashkohen Kosovës

Ashtu siç u raportua, te Kosova do të jenë të ftuar dy futbollistë të rinj nga Liga e Dytë në Zvicër.

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka vendosur që për dy ndeshjet miqësore në Antali kundër Guinesë dhe Gambisë të grumbullojë edhe dy futbollistët e skuadrës së kategorisë së dytë zvicerane, FC Stade de Laussane-Ouchy, Lavdrim Hajrullahu dhe Mersim Asllani.



Në dy miqësoret kundër dy skuadrave afrikane Challandes do t’i ketë në dispozicion kryesisht futbollistë të rinj, të cilët vlerësohen si potencial për Kombëtaren A në të ardhmen.

Kujtojmë që dje Kosova ka luajtur miqësore me San Marinon, ku fitoi 4 me 1.

TË FUNDIT

TË FUNDIT