9.9 C
Mitrovice
E diel, 1 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

E kërcënoi me thikë dhe tentoi t’i prejë organin gjenital – Gruaja shpëton nga sulmi i partnerit, autori në arrati

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Së fundmi një rast i rëndë dhune në familje ka tronditur Fushë Kosovën, ku një grua ka shpëtuar për pak nga një sulm i tmerrshëm që dyshohet se është kryer nga partneri i saj. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 28 majit 2025, në rrugën “Selim Grajqevci”, ndërsa rasti është denoncuar më 30 maj në Policinë e Kosovës.

Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është L. B., rreth 40-vjeçare, e cila ka raportuar se ka qenë objekt i dhunës brutale nga i dyshuari F.B, me të cilin kishte bashkëjetesë. Sipas dëshmisë së saj, rreth orës 07:00 të mëngjesit, i dyshuari fillimisht ka ofenduar dhe kërcënuar verbalisht, pastaj e ka kapur për fyti dhe ka tentuar ta sulmojë me thikë në zonën gjenitale.

E tmerruar dhe me shumë vështirësi, viktima ka arritur të largohet dhe t’i shpëtojë sulmit, ndërsa i dyshuari është në arrati dhe aktualisht nuk dihet vendndodhja e tij.

Prokuroria është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Dhuna në familje” të lidhur me veprën “Kanosja”.

Policia ka nisur hetimet dhe është në kërkim të F.B, i cili po dyshohet për tentim të një sulmi me pasoja të rënda, që mund të kishte përfunduar tragjikisht.

Sinjali do të përcjellë të gjitha zhvillimet lidhur me këtë rast tronditës dhe përpjekjet e autoriteteve për ta kapur të dyshuarin.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT