15.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 8 Maj, 2024
spot_imgspot_img

E kaluara kriminale – Reperi shqiptar rrëfen se si u pajis me vizë false në Mitrovicë

Reperi Stresi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “E diell”, ku ka folur ndër të tjera edhe për lidhjen e tij të shumëpërfolur me Keisin.

Megjithëse të ndarë, dyshja vazhdon të jetë kryefjala e showbiz-it dhe gjithçka rreth tyre përbën kuriozitet të madh për publikun. Stresi rrëfeu në studio se ajo që i pëlqen më shumë tek Keisi është fakti që është “shtëpiake”, në sensin që i dedikohet shumë shtëpisë dhe familjes.

Gjithashtu, reperi tregoi çmendurinë më të madhe që ka bërë për ish-partneren e tij gjatë kohës që ishin së bashku. “Për dashurinë kam ndërruar identitet. Ka ndodhur para 3 vitesh. Po kërkoja një vizë për Kanada dhe më refuzohet. Takova ca shokët e mi në Mitrovicë, mora një identitet francez, një pasaportë, një patentë franceze, një kartë identiteti franceze, një kartë banke, një kartë shtetësie dhe i hipa avionit për Kanada, për dashurinë”, tregoi reperi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT