Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën e saj në Lojërat Olimpike.
Krasniqi ka triumfuar në raundin e dytë ndaj xhudistes nga Indonezia, Ina Maharani.
28 vjeçarja nga Peja ishte e mrekullueshme dhe fitoi pas pak sekondave, duke treguar formë të mrekullueshme.
Krasniqi tani kalon në fazën çerekfinale dhe do tentojë medaljen.
Kujtojmë se Krasniqi është fituese e mëhershme e medaljes së artë në Lojërat Olimpike.