39 vjeçar nga Ferizaj e ka goditur gruan e tij disa herë, i njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë me inicialet B.T, 39 vjeçar nga Ferizaj pas një fjalosje verbale me gruan e tij, ka eskaluar duke e goditur disa herë.
I dyshuari është i intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë
Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditën e sotme, rreth orës 15:50 ka pranuar një informacion se në rrugën e ” Recakut’’ në Ferizaj është një rast i sulmit.
Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet B.T (M/K) i moshës 39 vjeçar, i cili pas një zënke verbale, kishte sulmuar bashkëshorten tij, duke e goditur disa herë.
I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./gazetametro.net



