Virusi COVID 19, apo ndryshe i njohur edhe si koronavirus ka arritur edhe në Kosovë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Këtë e kanë konfirmuar në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti. Bëhet fjalë për dy persona të prekur me koronavirus, njëri mbi moshën 70 vjeçare dhe njëri rreth të njëzetave.
I moshuari i moshës mbi 70 vjet vjen nga komuna e Vitisë, me shtetësi kosovare, kurse rasti i dytë është një grua me shtetësi italiane./Veriu.info/