Një takim i dyshimtë është zhvilluar të dielën në mëngjes në mes të Dejona Mihalit me shefin e AKI-së, Petrit Ajeti dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin.
Sipas një raportimi të Paparacit, shefi i AKI-së, Petrit Ajeti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe këshilltari i Maqedoncit, Durim Abdullahu kanë pirë kafën e mëngjesit në ‘Vila Germi’ të dielën në mëngjes bashkë me Dejona Mihalin.
Nga një video të siguruar nga ky medium, Mihali shihet të ketë afërsi me shefin e AKI-së.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar me ministrin e Mbrojtjes por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka qenë i qasshëm.
Mihali është akuzuar për kontroll brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Ishte deputeti Haki Abazi, i cili e kishte quajtur Mihalin si “mashë të Kurtit”.