12.7 C
Mitrovice
E hënë, 2 Mars, 2026

E dhimbshme: Vdiq vogëlushja Bora Azemi për të cilën u kërkua ndihmë

Ka vdekur vogëlushja Bora Azemi nga Mitrovica për të cilën u kërkua ndihmë për trajtim jashtë vendit pasi po vuante nga probleme serioze funksionale në zemër, shkruan Mitrovica SOT

Lajmin e dha babai i saj, Besmir Azemi.

Ai tha se e porsalindura vdiq si pasojë e komplikimeve pas ndërhyrjes kirurgjike e cila në fillim u konsiderua e suksesshme.

Varrimi i vogëlushes do të bëhet nesër në varrezën e Shipolit në kohën e namazit të drekës.

Postimi:

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se vajza jonë e dashur ndërroi jetë pas përfundimit të operimit.

Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që fillimisht u konsiderua e suksesshme, ajo u mbajt për 30 orë nën mbikëqyrje intensive me pjesën e zemrës të hapur. Fatkeqësisht, gjatë kësaj periudhe u shfaq gjakderdhje e brendshme, të cilën organizmi i saj nuk arriti ta përballojë.

Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, ajo u nda nga jeta, duke lënë pas dhimbje të madhe në zemrat tona.

Ju falënderojmë për mbështetjen, lutjet dhe mirëkuptimin tuaj në këtë kohë të rëndë për familjen tonë.

Me respekt familja Azemi

Varrimi do të mbahet me datën 03.03.2026 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë me Drekë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT