Një person me aftësi të kufizuar, dyshohet se ka rënë në një bunar dhe si pasoj ka vdekur, transmeton Gazeta Metro.
Në fshatin Izbicë, të Skenderajt, gjatë ditës së djeshme është gjetur i vdekur në një pus një person i vdekur, viktima ishte me aftësi të kufizuara mentale, thuhet në raportin policor. Vdekjen e viktimës, në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Njësit përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar./gazetametro.net