16.5 C
Mitrovice
E enjte, 7 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

E dhimbshme: Mbytet një fëmijë në kanalin e “Ibër Lepencit” në Mitrovicë

Një fëmijë (i mitur) është gjetur pa shenja jete në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, për Reporteri.net zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.


“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur) Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, tha Zahiti për Reporteri.net.

I njëjti shtoi se bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se viktima kishe hyrë në kanal për t’u larë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT