3.8 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

E dhimbshme: Ky është i riu qe u vra në Prishtinë, dyshohet se u qëllua aksidentalisht për vdekje

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një vrasje në fshatin Kolovicë të Prishtinë, ku një person dyshohet se e ka qëlluar aksidentalisht me armë gjuetie një 38-vjeçar dhe për pasojë i njëjti ka humbur jetën.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Fidaim Bekën, nga fshati Koliq, i cili u dërgua nga familjarët në këtë qendër por pa shenja jete, me ç’rast vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipi i mjekëve.

Burimet e afërta me familjen kanë thënë për Sinjalin se vrasja ka ndodhur aksidentalisht dhe ende nuk dihen detaje të tjera. Ndërkohë nga Emergjenca është njoftuar Policia, por akoma nuk ka informacion nëse është arrestuar ndonjë person.

Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT