9.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 22 Prill, 2026
spot_img

E dhimbshme: Kjo është gruaja që u gjet pa shenja jete në Liqenin Akumulues në Mitrovicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Mitrovicës, ku një grua ka humbur jetën tragjikisht në Liqenin Akumulues, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima është Ajshe Nebihu, rreth 56-vjeçare.

Rastin e rëndë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha për Sinjalin se rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

“Sot rreth orës 07:30 Policia ka pranuar informatën, se në zonën e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56 vjeçare”, tha Zahiti.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT