7.7 C
Mitrovice
E enjte, 2 Prill, 2026

E dhimbshme: Kjo është familja e tërë nga Gjilani që do të varrosen sot

Është bërë e ditur se 5 anëtarët e familjes Bllaca nga Gjilani do të varrosen sot, shkruan Gazeta Metro.

Varrimi i tyre do të bëhet (sot, e enjte) me namazin e Ikindisë në orën 14:52, në varrezat e fshatit Cernicë. Një zyrtare policore ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj, dhe më pas edhe vetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjilan, në lagjen “Bojanina”, dhe rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria.

Në këtë tragjedi të rëndë  ka mbetur i vrarë Zeqir Bllaca, 70 vjeçar, Hanife Bllaca 66 vjeçare, Blerim Bllaca 43 vjeçar, Fisnik Bllaca 34 vjeçar dhe vetë dorasja Valdete Bllaca, 45 vjeçare./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT