Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka njoftuar për vdekjen e infermieres Lumturije Krasniqi. Vdekja e Krasniqit ka tronditur këtë institucion mjekësor në Malishevë, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre me anë të një njoftimi.
“Edhe një lajm i dhimbshëm për stafin tonë, shumë e vështirë edhe për ne të shkruajmë njoftim mortor për ty Motra Lumturije Krasniqi vdekja jote na tronditi të gjithë stafin e QKMF-së Dr Shpëtim Robaj në Malishevë. Ngushëllime familjes Krasniqi ndajmë dhimbjen me ju i paharruar kujtimi per TY Lume”, thuhet në njoftimin e QKMF-së.