34.4 C
Mitrovice
E premte, 4 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

E demoloi shtëpinë dhe tentoi ta sulmonte gruan – arrestohet burri në Mitrovicë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen ngjarje të tilla ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë shqetësues është raportuar të enjten në lagjen “Kroi i Vitakut” në Mitrovicën e Veriut, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka tentuar ta sulmojë bashkëshorten e tij.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 3 korrik 2025, rreth orës 16:00, kur H.P., 51 vjeçare ka raportuar se bashkëshorti i saj, Sh.P., 56 vjeçar, fillimisht ka demoluar disa pajisje në shtëpi, dhe më pas ka tentuar ta sulmojë fizikisht, por ajo ka arritur të mbyllet në një dhomë dhe të shmangë goditjen.

Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë Policia, ndërsa në rast është përfshirë edhe B.P., 28 vjeçare, vajza e çiftit.

Palët janë intervistuar nga Hetuesia për Dhunë në Familje, ndërsa me urdhër të Prokurorit kujdestar, është iniciuar rasti “Sulm” dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet janë në zhvillim.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT