15.4 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

E dëgjuam edhe këtë: Mozzik thotë se Kadare e ka cilësuar poet Unikkatil’in

Reperi nga Ferizaj, Gramoz Aliu i njohur me emrin artistik ‘Mozzik’, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Oxygen”, ndërsa ka habitur me një deklaratë për Unikkatil.

E kur u pyet për miqësitë në estradës, reperi 26-vjeçar tha se ruan raporte të mira me të gjithë, teksa foli me lëvdatat më të mëdha për kolegun e tij, reperin Unikkatil, me të cilin ka edhe një bashkëpunim të titulluar “Shqiptar”.

Reperi me prejardhje nga Ferizaj pranoi se ka qenë një fans i tij që nga fëmijëria, duke thënë se kishte shkuar shumë orë para kohe në koncertin e madh të Unikkatilit në vitin 2012.

Ndër të tjerash, ai gjithashtu vuri në dukje se shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, e ka quajtur ‘shkrimtar’ Unikkatilin në një vlerësim për të.


Mozzik fajësoi mediat që nuk i kanë dhënë jehonë faktit që shkrimtari i nominuar për çmim “Nobel”, ka shprehur këtë vlerësim për reperin shqiptar i cili jeton dhe vepron në ShBA, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Paloka.

“Punën që din ta bëjë ai e bën më së miri, zhanrin të cilin e bën ai, tekstet që i ka shkruar ai…Nëpër media asnjëherë s’e kam parë që Ismail Kadare e ka cilësuar si shkrimtar, e kur Ismail Kadare ta cilëson Unikkatilin si shkrimtar, këta të tjerët s’kanë çfarë t’i thonë”, ka thënë Mozzik.

Por kjo mbetet një legjendë urbane që qarkullon prej vitesh te adhuruesit e muzikës rap në Shqipëri dhe Kosovë se shkrimtari Ismail Kadare ka vlerësuar tekstet e ‘Unikkatil’. Sipas kësaj legjende, Kadare e ka konsideruar ‘Unikkatil’ si një poet të vërtetë dhe pasuesin e tij.

Por e vërteta është se Kadare nuk i ka thënë kurrë këto fjalë dhe se ato janë përhapur në rrjetet sociale pa asnjë provë.

Prandaj edhe Mozzik si duket nuk ia ka idenë se një intervistë e tillë e Kadares nuk ekziston rreth Unikkatil, dhe kjo dëshmon se është preh e thashethemeve në rrjete sociale dhe e njohurive të pakta.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT