19.4 C
Mitrovice
E shtunë, 16 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

E çuditshme: 74% e arkivoleve në Kosovë po vijnë nga Serbia – veteranët e UÇK-së po varrosen me arkivole serbe

Kosova, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ka importuar arkivole në vlerë marramendëse prej 141 mijë e 323 eurosh.

Por ajo që e bën këtë lajm skandal të përmasave të mëdha është fakti se 74% e tyre, me një vlerë prej plot 104 mijë e 27 eurosh, kanë ardhur nga Serbia – shteti që kreu gjenocid mbi popullin shqiptar në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare që ka siguruar Gazeta Infokus nga Doganat e Kosovës, krahasuar me Serbinë, importet nga vendet tjera janë të papërfillshme: nga Shqipëria janë futur arkivole me vlerë 23 mijë e 301 euro, nga Maqedonia e Veriut 6171 euro, nga Hungaria 3960 euro, nga Mali i Zi 2123 euro dhe nga Kina vetëm 1738 euro.

Një burim që i ka dërguar këto të dhëna Gazetës Infokus dhe që merret me monitorimin e tyre, ka thënë se ky është një skandal dhe turp për shtetin.

“Është e pafalshme që në kohën kur ish-ushtarët e UÇK-së po na vdesin çdo ditë dhe ne i përcjellim me nderimet më të larta, ata janë të detyruar të varrosen në arkivole të importuara nga Serbia. Ky është fyerje për sakrificën dhe gjakun e dëshmorëve tanë”, ka thënë ky burim.

Sipas tij, kjo situatë me importin e arkivoleve nga Serbia nuk ka qenë në këto statistika në të kaluarën.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT