Arben Gecaj, ish-aktivist i VV’së, e më pas kandidat i PDK’së për deputet, ka deklaruar se Kosova është në një situatë të bllokuar dhe se e njëjta është e vetmuar.
Në komentin e tij të bërë në Facebook, Gecaj ka shtuar se sot është koha më i dal zot vendit, dhe këtij procesi mund t’i prijnë vetëm ata që dinë e mund ta bëjnë këtë, dhe se njeriu për këtë është Bedri Hamza.
“Kosova eshte e bllokuar dhe e vetmuar. Eksperimentuesit jane dorezuar përfundimisht
Tash, koha me i dal zot. E kush tjeter t’i prije keti procesi, pervec atyre qe dine e mund ta bejne kete. Bedri Hamza eshte njeriu!”, ka thënë ai. /gazetametro.net