‘Swiss Diamond’ njihet si një ndër hotelet më luksoze në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.
Madje ky hotel, i cili është në pronësi të biznesmenit të njohur njëherit dhe ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacollit, është zgjedhur disa herë si një ndër 5 hotelet më të mirë në Europë.
Sipërfaqja e hoteli llogaritet në 22 mijë metra katrorë hapësira të shfrytëzuara, e cila ishte privatizuar nga Pacolli me një vlerë pre rreth 2 milion euro ndërsa sot Pacolli e vlerëson Hotelin me një vlerë prej 42 milion eurosh.
Hoteli i tij po shërben si qendër e turizmi në Kosovë, dhe si i tillë e zbukuron kryeqytetin tonë sadopak.
Ju kujtojmë se Pacolli posedon edhe dy hotele të tjera një në Zvicër dhe një në Italinë e Veriut.
Për të shikuar fotot e Swiss Diamond Hotelit në Prishtinë klikoni në këtë LINK./gazetametro.net