2.4 C
Mitrovice
E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img

E akuzuan se i ‘përdori’ lotët e nënës për fushatë – kundërpërgjigjet ashpër Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, iu përgjigj pretendimeve të akerëve në Vetëvendosjes që akuzuan se po keqpërdorë emocionet e të ëmës së tij për vëllezërit dëshmorë.

“Ditët e mira do të vijnë. Kurrë nuk e kam humbur besimin, e nuk jam dorëzuar as në ditët më të rënda me bashkëluftëtarët,” shkroi ai të enjten në mbrëmje pas një shkrimi të përfaqësuesit të Vetëvendosjes në KQZ, Alban Krasniqi.

Ai kritikoi keqpërdorimin e lirisë së fjalës për qëllime politike dhe shprehu vendosmërinë për të rikthyer besimin tek zhvillimi i vendit përmes demokracisë dhe votës së popullit.

“Ne luftuam për lirinë e fjalës, që operon në kritikë, këshillë e protestë. Mirëpo e keqperdorën deri në ekstrem rrugëtimin për një pushtet i cili po i dalldisë deri në çmenduri”, deklaroi Haradinaj.

Krasniqi ka pretenduar se Ramush Haradinaj po keqpërdor lotët e nënës së tij për fushatë zgjedhore. Krasniqi reagoi pas transmetimit të një videoje ku Rukë Haradinaj, nëna e kryetarit të AAK-së, shihet duke qajtur për djemtë e saj të rënë në luftë.

“Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash,” deklaroi Krasniqi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT